Kthimi i studentëve nëpër fakultete mund të shkaktojë një valë të dytë të Covid-19

Kthimi i studentëve nëpër fakultete mund të shkaktojë një valë të dytë të Covid-19

Unioni i akademikëve UCU ka thënë se më shumë se një million student që do të lëvizin brenda vendit do të jetë “recetë për shkatërrimin”.

Udhëheqësi i këtij unioni tha se universitetet nuk janë të gatshme dhe rrezikojnë të bëhen shtëpi të kujdesit për valën e dytë, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Por udhëheqësit e universiteteve thanë se ata kanë punuar shumë për një plan të sigurtë që studentët të kthehen në jetën e tyre studentore.

Departamenti i Edukimit tha se universitetet janë të gatshme dhe ishte e rëndësishme për të rihapur fakultetet.

Prof Carl Heneghan, drejtuesi i Centre for Evidence-Based Medicine në Universitetin e Oxford, tha për BBC se “tash është po aq sigurtë sa ka qenë gjithmonë për të u kthyer në kampuse”.

Kur studentët të kthehen gjatë javëve të ardhshme, ata do të pritet të u nënshtrohen politikave të reja sa u përket mbulimit të fytyrave dhe protokoleve për distancë sociale./Insajderi.com