Ku do të lindin gratë shtatzëna nëse preken nga koronavirusi në Kosovë

Ku do të lindin gratë shtatzëna nëse preken nga koronavirusi në Kosovë

Gratë shtatzëna të cilat eventualisht do të preken nga koronavirusi Covid-19 në Kosovë, do të mund të lindin pa probleme në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Kjo klinikë tashmë ka izoluar një repart të veçantë ku janë improvizuar dy salla të lindjes, një për lindje normale dhe një sallë për lindje me operacion.

Drejtori i KOGJ-it Dr. Jakup Ismajli, ka treguar detajet për përgatitjet që janë bërë në ditët e fundit në këtë klinikë. Ai ka thënë se janë të gatshëm për përballojnë situatën nëse do të ketë gra të prekura nga koronavirusi.

Ismajli ka treguar se në këtë repart do të pranohen vetëm gratë që janë të konfirmuara pozitive me analiza laboratorike.

Klinika e Gjinekologjisë në QKUK bën gati një repart për Covid-19, shtatzënat me koronavirus do të lindin pa probleme

👉 Klinika e Gjinekologjisë në QKUK bën gati një repart për Covid-19, shtatzënat me koronavirus do të lindin pa probleme. 🤰Drejtori i Klinikës Dr. Jakup Ismajli ka treguar detajet. 👩‍⚕👨‍⚕#covid19 #coronavirus #bashkë

Gepostet von Gazeta Shneta am Donnerstag, 9. April 2020