Ku je? Alban Skenderaj kërkon “Jolie”-n

Ku je? Alban Skenderaj kërkon “Jolie”-n
Burimi i fotografisë: Alban Skenderaj/Instagram

Para dy ditësh, Alban Skenderaj publikoi në Instagram, një segment të shkurtër të një kënge duke paraljamëruar kështu ndjekësit e tij, se një prurje e re muzikore është gati, njofton Insajderi.

Artisti nuk vonoi për të publikuar këngën e re e cila mban titullin “Jolie”.

Ndonëse përgjatë gjithë vitit 2020 ai nuk ishte aktiv me prurje të reja muzikore – përveç bashkëpunimit me Arilena Arën për këngën “A i sheh” – këtë vit Alban Skenderaj u rikthye me ‘specialitetin e tij’.

Më poshtë mund të dëgjoni këngën e re e cila është publikuar pa videoklip. /Insajderi.com