Kualifikimet për botëror: Kosova në grup me Spanjën

Kualifikimet për botëror: Kosova në grup me Spanjën

Kosova ka qëlluar në një grup tejet të vështirë për Kualifikimet për Botërorin e futbollit në Katar.

Për t’u kualifikuar për kampionatin që do të mbahet në vitin 2022, Kosova duhet të ballafaqohet me ekipe si ish-kampioni i botës, Spanja, njofton Insajderi.

Përveç Spanjës, në grupin B, ku bën pjesë edhe Kosova është edh ish-kampioni evropian Greqia.

Gjithashtu një tjetër ekip shumë i fortë është kombëtarja e Suedisë.

Në grup bën pjesë edhe shteti i Gjeorgjisë.

“Katar 2022” do të mbahet nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor 2022.