fbpx

Kuburoviq: Ndryshimet e Kushtetutës nuk kanë të bëjnë me Kosovën

Ministrja e drejtësisë së Serbisë Nela Kuburoviq ka demantuar pretendimet sipas të cilëve ndryshimet kushtetuese, të cilat i ka propozuar qeveria e Serbisë, kanë të bëjnë me preambulën për Kosovën.

Kuburoviq: Ndryshimet e Kushtetutës nuk kanë të bëjnë me Kosovën

Ajo para seancës së këshillit të Kuvendit për çështje kushtetuese dhe jurisprudencë, i cili është thirrur për sot, ku do të shqyrtohen ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë, ka pretenduar se propozimi ka të bëjë “vetëm për gjyqësi”.

“Ndryshimet e Kushtetutës nuk kanë të bëjnë me Kosovën. Propozimi ka të bëjë me forcimin e pavarësisë dhe përgjegjësisë së gjykatësve nëpër ndryshimin e procesit të zgjedhjes së gjykatësve dhe prokurorëve si dhe përbërjen e këshillave të ekspertëve”, ka thënë Kuburoviq për gazetën serbe “Novosti”.

Duke komentuar kërkesën e Hagës për ekstradim të dy deputetëve të Partisë Radikale Serbe, ministrja ka thënë se “edhe më tutje është në fuqi vendimi i plotfuqishëm i Gjykatës së Lartë në Beograd dhe se nuk janë plotësuar kushtet për ekstradim”./Insajderi.com.