Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për Legalizimin dhe Dorëzimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta.
Zv/kryeministri Hajredin Kuçi, ka thënë se personat të cilët i dorëzojnë vullnetarisht armët, duhet të amnistohen.
Kuçi po ashtu ka propozuar që projektligji për pagat të mos hiqet nga plani për këtë vit.
Ai ka kërkuar nga ministri i Administratës Publike, Mahir Yakcilar që për javën e ardhshme të jetë i gatshëm ky projektligj./Insajderi.com