Kuçi e PSD-së publikon çmimin e fustanit të vajzës së Kurtit

Kuçi e PSD-së publikon çmimin e fustanit të vajzës së Kurtit

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka reaguar pas publikimit të disa fotografive nga kryeministri Albin Kurti, ku shfaqet bashkë me gruan e tij dhe vajzën nga festivali i filmit në Kanë, ku po ndjekin premierën e filmit kosovar me metrazh të shkurtër “Pa vend”, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Kuçi ka zbuluar çmimin e fustanit që mbanë veshur vajza e kryeministrit.

Sipas saj, fustani ka kushtuar hiç më pak se 490 dollarë.

E këtë, zyrtarja e PSD-së e ka konsideruar politikë të kthyer të qejfe personale.

“Pedant, të veshur mirë, me rroba të dizajnuara fiks për shtati për trup të tyre; prapa skena glamoroze e Francës, e festivaleve e prestigjeve. Politikë e kthyer në qejfe personale. Se larg qoftë mos po mendon kryeministri për vendin e tij”, ka shkruar Kuçi.

Ndryshe, Kurti është kritikuar nga opozita për mungesën e tij në Kosovë, gjatë kohës kur në Komunën e Deçanit është shpallur gjendje emergjente, pasi dyshohet se qindra banorë janë helmuar nga uji i pijes./Insajderi.com