Kuçi tregon arsyen e dorëheqjes nga pozita e ministrit

Kuçi tregon arsyen e dorëheqjes nga pozita e ministrit

Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kuçi, teksa tha se ka kërkuar lirimin nga kjo detyrë për shkak të angazhimeve në fushatën parazgjedhore.

“Unë vet kam kërkuar të lirohem nga detyra, pasi nuk mundem në një Ministri kaq të rëndësishme të kryej detyrat e mia si ministër dhe të angazhohem në fushatë”, ka thënë Kuqi për Front Online.

Tutje, ai tha se nuk do të jetë pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, por që do të jetë pjesë e Shtabit Zgjedhor./Insajderi.com