Kuçi: VV e poshtër, merret me sondazhe në kohën kur cenohet integriteti territorial i Kosovës

Kuçi: VV e poshtër, merret me sondazhe në kohën kur cenohet integriteti territorial i Kosovës

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, në emisionin Frontal në T7, ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen duke e quajtur parti të poshtër e cila publikon sondazhe gjatë kohës kur po cenohet integriteti territorial i vendit, njofton Insajderi.

“E poshtër. Nuk po gjej fjalë tjetër përpos poshtërsi të përshkruaj atë që po vepron Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka gjetur këtë ditë për të publikuar sondazhin që e nxjerr atë si parti të parë”.

Kuçi ka folur gjithashtu edhe për gjendje politike në vend ku ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës, e cila sipas saj nuk ka strategji për të menaxhuar situata siç janë dialogu me Serbinë dhe gjendja me Pandeminë Covid-19. /Insajderi.com