Kufijve më të çuditshëm në botë mund t’i bashkohet ai mes Kosovës dhe Malit të Zi

Në kufirin mes Belgjikës dhe Holandës, mund të pini një kafe në një kafeteri në të cilën këmbët mund të ju gjenden në dy shtete të ndryshme. Në kufirin mes Amerikës dhe Meksikës, është një ndarje të cilën amerikanët dhe meksikanët e përdorin për të luajtur volejboll. Nëse demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi ratifikohet, qytetarët mund të lahen në një liqe që i takon dy shteteve. Por a munden Kosova dhe Mali i Zi të kopjojnë praktikat e shteteve tjera që kufirin e kanë vendosur kundër natyrës?

Kufijve më të çuditshëm në botë mund t’i bashkohet ai mes Kosovës dhe Malit të Zi

Teksa debati për demarkacionin mes Malit të Zi dhe Kosovës është tensionuar goxha shumë një ditë para se Kuvendi i Kosovës ta hedhë në miratim ratifikimin e marrëveshjes kufitare mes dy shteteve, argumentet pro dhe kontra kësaj marrëveshje lidhen edhe me bukuritë natyrore të asaj ane.

Përmes fotografive të bjeshkëve të kufirit kosovaro-malazez shpërfaqet një bukuri natyrore e cila tashmë është shndërruar në pikë turistike.

Një nga to është edhe Bjeshka e Liqenatit në Rugovë dhe Bjelluhë që njihet edhe vetëm si Liqenati e që me demarkacionin në versionin e tanishëm, kjo pjesë ndahet në gjysmë.

Sipas disa fotografive të postuara në internet nga fotografi Arben Islami, krijues i organizatës “Kosovo Hiking Trips” e “Snow Njeri” sido që të jenë faktet në kadstarat tregon se ndarja që do të krijohet nda demarkacioni i cili hidhet në ratifikim me 1 shtator, duket sikur kufijtë e disa prej shteteve të njohura në botë.

Nëse kufiri i tanishëm i paraparë me marrëveshjen mes Kosovës dhe Malit të Zi, mbetet në këtë formë, atëherë kufiri kosovaro-malazez do t’i bashkëngjitet kufijve të tjerë të cilët kanë pak a shumë të njejtën specifikë.

demarka

Në kufirin mes disa vendeve, ka një linjë simbolike që duhet kaluar nga një shtet në tjetrin.

Gjermani – Republika Çeke

Kjo pamja madhështore është kufiri në mes të Gjermanisë dhe republikës Çeke. Pamja thjesht të lë pa frymë.

1

 

Norvegji – Suedi

Kjo pjerrësi është kufiri në mes të Norvegjisë dhe Suedisë

2

 

Poloni – Ukrainë

Peshku gjigant që kalon në mes të Polonisë dhe Ukrainës simbolizon kufirin kombëtarë në mes të këyre dy vendeve. Kreator është artisti polak Jaroslaë Koziara

peshku

 

Suedi – Finlandë

Në kufirin në mes të këtyre dy vendeve mund të luani golf.

golf

 

Argjentina – Brazili – Paraguaji

Argjentina – në të majtë, Brazili – në të djathtë, Paraguaji – në mes

paraguaji

 

Brazili – Uruguaji

Kufiri në mes të këtyre dy shteteve kalon në për trotuar. Brazili në të majtë, Uruguaji në të djathtë.

trotuari

 

Kanadaja – Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kufiri në mes të Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara kalon përmes vendit të quajtur Derby Line – nëpërmjet ndërtesave.

derby

 

Belgjikë – Holandë

Mund të hyni në kafene në Holandë dhe të dilni nga ajo në Belgjikë.

holande

 

Nepal – Kinë

Kufiri në mes të Nepalit dhe Kinës kalon direkt mbi malin Everest.

everest

 

Gjermani – Holandë

Kufiri në mes të Gjermanisë dhe Holandës është shënuar me një shirit metalik në qendër të qendrën e biznesit Eurode. Edhe pse kutitë postare janë në të dyja anët e kufirit, letrat mbërrijnë tëk marrësit e tyre vetëm pas një jave.

posta

 

Rusia – Shtetet e Bashkuara

Ky është ishulli në mes të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ishulli është vetëm 35 km larg nga Chukotka dhe Alaska. Pavarësisht kësaj, diferenca në kohë është 21 orë.

ishulli

 

Kina – Mongolia

Nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme në kufirin në mes të Kinës dhe Mongolisë. Vetëm dy dinosaurë duke u puthur.

dino