Kufoma bartet para syve të pasagjerëve nga Stambolli në Prishtinë

Kufoma bartet para syve të pasagjerëve nga Stambolli në Prishtinë
Burimi i fotografisë: Ilustrim

Kompania ajrore “Turkish Airlines” ka transportuar një kufomë para syve të pasagjerëve në fluturimin e datës 7 prill nga Stambolli për në Prishtinë.

Ngjarja është konfirmuar për Kosovapress nga drejtori i emergjencës në Qendrën Klinike Universitare Basri Lenjani, i cili ka qenë pasagjer në këtë fluturim, si dhe ka treguar se ka qenë e pashmangshme të kuptohet se bëhej fjalë për një kufomë ngase ajo është bartur pa arkivol dhe vetëm me mbështjellje pasi të gjithë pasagjerët janë ulur në vendet e tyre, raporton KP.

“Duhet të shikohen ligjet dhe si është e lejuar për aviacionin kjo çështje por sinqerisht mënyra si ka ndodhur dhe në prani të fëmijëve të bartet ashtu thjeshtë është jo korrekte”, ka thënë Lenjani.

Dyshohet se kufoma është bartuar para syve të pasagjerëve, teksa është dërguar në fund të aeroplanit nga disa njerëz.

Agjencia e lajmeve Kosovapress ka mësuar se ndër pasagjerë të tjerë kanë qenë edhe disa mjekë të tjerë të cilët po merrnin pjesë në një simpozium mjekësor në Turqi si dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri me bashkëshorten e tij.

Kompania “Turkish Airlines” nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike në numrin zyrtar të publikuar në uebfaqen e tyre.

Po ashtu, në këtë link mund të shikoni lajmin e Ministres Reshitaj: