Kufoma e gjetur në liqe të Zvicrës është e një shqiptari 19 vjeçar

Një obduksion i bërë të martën ka ardhur në përfundimin se shkak i vdekjes ka qenë dhuna brutale e ushtruar ndaj tij

Kufoma e gjetur në liqe të Zvicrës është e një shqiptari 19 vjeçar

Personi që është gjetur i vdekur në një liqe të Erbach-ut të Zvicrës, është një shqiptar 19 vjeçar. Bëhet fjalë për një person  me vendbanim në landin Nordrhein-Westfalen. Policia konsideron se ai është viktimë e dhunës, shkruan Agjencia Gjermane e Lajmeve,DPA.

Dëshmitarët, në mbrëmjen e të hënës e kishin zbuluar kufomën në një liqe peshkimi në Erbach dhe e kishin alarmuar policinë, transmeton albinfo.ch. Po atë natë kufoma ishte nxjerrë nga liqeni. Një obduksion i bërë të martën ka ardhur në përfundimin se shkak i vdekjes ka qenë dhuna brutale e ushtruar ndaj tij.

Për shkakun se procedura është në vazhdim e sipër, policia nuk ka dhënë informata më të detajuara lidhur me mënyrën dhe shtrirjen e lëndimeve që ka pësuar viktima.

Sipas njohurive që ka policia, i ndjeri së fundi ka qenë duke banuar në Steinfurt të landit Nordrhein-Westfalen, përcjell albinfo.ch. Nga mesi i prillit ai kishte ardhur me tren në drejtim të Gjermanisë së jugut (Baden Württemberg).