fbpx

“Kujdes kujt i thua psikopat” – Shefqet Kabashi i reagon ish-eprorit të UÇK-së, Alush Gashit

“Kujdes kujt i thua psikopat” – Shefqet Kabashi i reagon ish-eprorit të UÇK-së, Alush Gashit

Ish-ushtari i UÇK-së në zonën e Dukagjinit, Shefqet Kabashi, këmbëngul t’i kundërpërgjigjet përsëri ish-eprorit të tij, Alush Agushit, për urdhrin që pretendon se e mori nga ai për ta vrarë Fadil Gashin.

Kabashi shkruan letër pak ditë pasi Agushi e mohoi se i ka dhënë urdhër për të vrarë shqiptarë, përderisa Fadil Gashi tha se nuk u beson fjalëve të asnjërit dhe pret që drejtësia ta zgjidh këtë çështje.

Njëri prej udhëheqësve të luftës në Dukagjin, Alush Agushi, ka thënë se s’ka gisht në asnjë urdhër për vrasjen e shqiptarëve qysh u akuzua publikisht nga Shefqet Kabashi. Madje ai tha se po akuzohet nga “një psikopat që ka dezertuar në luftë”.

Përmes një letre dërguar Gazetës Express, Kabashi, i thotë Alush Agushit të ketë kujdes kur i thotë psikopat. Më tej shkruan se Agushi ende thirret në emër të UÇK-së.

“Alushit edhe një herë ja bëjë me dije se as familjarët tuaj nuk kanë me qenë ma afer jush se sa isha unë gjatë luftës. Sot qenkam një dezertor, tradhtar e çka tjetër më keq. Çka do muj me kanë veç si t’i me shokët e tu nuk jam, më me dëshirë e dua vdekjen se me kane si ju ….mos më nguc më se 20 vjet kam prit për pak drejtësi. Ki kujdes kujt i thua psikopat e emra që veç soji yt i flet se burrat e tregojë të vërtetën nuk flasin çka s’ju ka hije. T’paktën ashtu të njoha atëherë e tash për tash mos kofsha unë në lëkuren tënde e të shokëve tu që nuk latë asnjë t’mirë prapa veç të liga keni ju, vetëm dheu ju ka mbet pa e hanger, ende thirreni në emër të UÇK-së e mbroheni se ju na qenkeni Ajka e UÇK-së. Ju jeni shkatërruesit e demokracisë, shkatërruesit e vendit që nuk po e lejoni me pa ditë që 20 vjet. Ma shumë se gjysma e kanë ëshu Kosoven, apo ndoshta për ju nuk jaë të mirë as ata që e lëshuan- sigurisht janë tradhtarë sipas jush…Unë e falënderoj Zotin që nuk rash në ndikimin tuaj dhe duart i kam të pastërta. Me duart e mia, me mundin dhe punën time e mbaj familjen time, e jo me djersen e popullit siç bëni ju. Populli do t’ju drejtoj gishtin një ditë, do të përfundoni ashtu sa që unë do të ndjejë keqardhje”, shkruan Kabashi.

Kabashi i kundërpërgjigjet edhe Fadil Gashit. Kabashi thotë që duhet të jetë falënderues ndaj tij dhe familjes që nuk e ka zbatuar urdhrin e vrasjes.

“Fadil, po të isha në vendin tënd, vetëm për një moment i kisha thënë Shefqet Kabashit dy fjalë faleminderit për atëherë dhe respekt çdo here, çdo gjë më shuë që e thua vetëm sa e korit vetën, rrethin dhe njerëzit që të rrethojnë dhe që më njohin shumica…..sepse Fadili i qoft falë Bacit Avdi qysh i thotë ai axhës tim, pra i kofsh falë familjes time në përgjithsi  që më msuan dhe udhëzuan në frymë të drejt me traditat shqiptare e demokratike. Që nuk më lejuan të zbatoj urdhëra me vra shqiptar- njerëz të pafajshëm vetëm se mendojnë ndryshe nga komunizmi, rrezikuam çdo gjë tjetër dhe nuk më lejuan të gaboj në momente të caktuara, siç u gjenden edhe shumë luftëtar të lirisë që u keqpërdoren dhe bënë vrasje në emër të popullit e të Ushtrisë. E sot janë nëpër burgje e familjet e tyre janë me pasoja e probleme të mëdha….Të gjitha këto nën urëdhrat e komunistave, që sot thonë tërë ditën e tërë natën se po mbrojnë UÇK-në dhe vlerat e luftës, e faktikisht e shkatërruan UÇK-në dhe vlerat e lufteës, e në fund edhe luftëtareët nëse janë kundër tyre janë tradhëtar. Bashkëpuntorë të armikut kriminel etj etj….nuk keni nevojë me mbrojt UÇK-në, ajo mbetet e shenjtë s’ka diskutim aty. Boll na keni rrjep në emër të UÇK-së, ju mbetjet e komunizmit boll ma ….pra mos të ishte Baca Avdi, Zotri Fadil Gashi ty në vitin 1998 ta kisha nxeh ballin, në emër të popullit, e tash ishe atje ku janë ata ma të mirët e kombit si: Ekrem Rexha ,Ahmet Krasniqi,etj etj ty te kish ndodh e njejta gjë, pa marrë parasysh hiç çka ti e vlerëson vetën. Bashkë me Isen e shok tjerë si luta e Ismeti etj, që ju ka dalë afati e keni sjellë LDK-në në mjerim e nuk i lejoni rininë me ecë përpara në frymë demokratike, ju jeni tu e shfryëtzu tamam demokracinë dhe jeni ka e ndihmoni komunizmin në maksimum nashta edhe pa vetëdije por kjo është gjendja në Kosovë tash për tash…, e pas 20 vitesh thuaj çka të duash se nuk më bëne përshtypje më”, shkruan Kabashi në letrën e tij.