fbpx

Kujdes kur dërgoni gruan te gjinekologu

Kujdes kur dërgoni gruan te gjinekologu

Mos u stepni të bëni pyetje të sikletshme- Kur shkohet te gjinekologu duhet hequr çdo dyshim, ndaj pyeteni mjekun për çdo gjë që ju shqetëson, qoftë dhe për ato që duken të sikletshme.

Flisni për jetën tuaj seksuale- Gjinekologu duhet ta njohë jetën seksuale të pacientes, në mënyrë që të vlerësojë më mirë gjendjen e saj shëndetësore. Kështu që duhet treguar pa siklet nëse keni vetëm një partner ose më shumë. Janë detaje të rëndësishme që duhen ditur.

Nëse seksi është i dhimbshëm, flisni- Kur ndihen dhimbje dhe shqetësime gjatë seksit, ka gjithmonë diçka mbas. Kështu që është e rëndësishme të flisni me gjinekologun për të identifikuar më mirë problemin, shkruan noa.al.

Nuk duhen përdorur produkte për të pastruar vaginën- Organi gjenital i femrës është vetëpastrues dhe nuk ka nevojë për produkte të parfumosura ose deodorant për të qenë i pastër. Mjafton që të kujdeseni normalisht për higjienën personale pa e tepruar.