Kujdes nga Covid 19 – “Ju nuk jeni Zlatani”

Kujdes nga Covid 19 – “Ju nuk jeni Zlatani”

Sulmuesi Suedez i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, i cili së fundi është rikuperuar pas infektimit me Covid 19, I është bashkangjitur fushatës sensibilizuese për të ulur rrezikun për infektim dhe respektimin e masave të qeverisë – por ai e ka bërë këtë në mënyrën e tij, duke thënë se ju nuk jeni Zlantan.

“Virusi më ka sfiduar mua dhe unë fitova. Por, jo nuk jeni si Zlatani, mos e sfidoni virusin. Përdorni kokën, respektoni rregullat: distancën dhe maskat, gjithmonë”, ka thënë ndër të tjera Zlatan në një video të postuar në rrjetet sociale, transmeton Insajderi.

Virusi Covid 19, ka prekur thuajse të gjitha ekipet në Seria A dhe te Milan ka Akoma rate aktive, duke përfshirë portierin Dunarumma./Insajderi.com.