Kujt i dedikohet kënga “We’re Good” e Dua Lipës?

Kujt i dedikohet kënga “We’re Good” e Dua Lipës?

Këtë të shtunë bëhen një vit që kur Dua Lipa lansoi albumin “Future Nostalgia”, njofton Insajderi.

Këngëtarja padyshim që nuk po parashikonte një pandemi globale kur ishte duke përgatitur publikimin e albumit të saj të dytë, por ajo ka shfrytëzuar në maksimum këtë vitin e kaluar. Pavarësisht nga koha e paprecedentë, ajo ka arritur të mbetet e angazhuar me fansat duke lëshuar një album remix dhe këngën e re “We’re Good”.

Lipa së fundmi u ul për një intervistë me YouTube për të biseduar rreth muzikës së saj. Duke shpjeguar kuptimin prapa këngës “We’re Good”, Lipa tha se ishte frymëzuar nga ideja e pakapshme e një ndarjeje miqësore.

“E gjithë historia pas këngës është një ndarje miqësore. Për shumë njerëz ndarja mund të jetë një proces i vështirë për ta kaluar, por shpresoj që të jetë një ndarje e lehtë dhe të dy thjesht mund të vazhdoni jetën tuaj”. /Insajderi.com