Kujt i takon të vendosë për numrin e fëmijëve që do të ketë Justin Bieber?…Me deklartën e tij tregohet feminist

Kujt i takon të vendosë për numrin e fëmijëve që do të ketë Justin Bieber?…Me deklartën e tij  tregohet feminist

Gjatë një loje të “Burning Questions” me Ellen DeGegeneres, këngëtari foli shkurtimisht për planet e çiftit për të filluar një familje.

Kur u pyet se sa fëmijë shpresojnë të kenë në të ardhmen, ylli tha: “Unë mendoj se i takon Hailey-t të vendosë, sepse është trupi i saj.” Jo çuditërisht, deklarata feministe mori një raund të duartrokitjeve nga audienca.

Që nga dasma e tyre e parë në New York në Shtator 2018 dhe dasma e dytë në Karolinën e Jugut shtatorin e kaluar, dyshja kanë qenë rregullisht në qendër të spekulimeve të fansave dhe shtypit sa i përket planeve të tyre për të filluar një familje.