Kujt i konvenon bojkoti: Partia që mund të fitoj nga modalja në votime

Kujt i konvenon bojkoti: Partia që mund të fitoj nga modalja në votime

Shqiptarët kanë votuar në një numër shumë më të vogël se sa në vitin 2013. Sipas të dhënave zyrtare votimi është në afro 44 %, në raport me 53 % që ishte katër vjet më parë. Thënë ndryshe, edhe pse KQZ vijon të japë të dhëna entuziaste, afro 350 mijë shqiptarë më pak kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit.

Po kë favorizon ulja e numrit të votuesve? Llogjikisht dhe deri më sot, eksperienca ka treguar se votimet masive kanë shënjuar ndryshime dhe rrotacione të plota. Numri i lartë i votuesve në vitin 2005 dhe 2013 çuan në rotacion të pushtetit. Bojkoti i votimeve zakonisht deri më sot ka favorizuar partinë në pushtet. Së paku ky ka qenë trendi i derimësotëm.

A do përsëritet sërish ky trend? Eshtë vështirë të thuash, sepse të dhënat qark për qark janë kontradiktore. Në qarqe si Kukësi që voton kryesisht djathtas pjesëmarrja është shumë e lartë. Po kështu është e lartë në Gjirokastër që voton majtas. Por po ashtu është e ulët në Fier e në Vlorë që votojnë sërish majtas.

Pra kalkulimi është i vështirë. Por nëse i besojmë formulës së vjetër, bojkoti tregon që sfidantët e qeverisë, pra PD dhe opozita nuk kanë arritur ti motivojnë qytetarët për të larguar një qeveri, keqadministrimi i së cilës ka qenë evident. Ndërkohë, mosdalja e qytetarëve mund të penalizojë partitë e reja, duke i çuar votat e tyre, nëse nuk kalojnë pragun, sërish në favor të partisë më të madhe. Dhe partia më e madhe duket se është PS.

Mbetet të shohim rezultatin e LSI, e cila, nëse PD arrin të ruajë rezultatin e 2013, mund  të jetë diçizive për krijimin e një qeverie ndryshe.

Bojkoti në votim nuk ishte as më shumë e as më pak, por fryma e krijuar në fushatë dhe mungesa e vizionit nga të gjithë liderët politikë në këtë zgjedhje./Opinion.al