Kujtim Shala demanton Gjyshincën e VV-së: S’ka pasur përplasje

Kujtim Shala demanton Gjyshincën e VV-së: S’ka pasur përplasje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim shala, ka mohuar se është përplasur ai dhe bashkëpartiaku i tij, Arben Gashi, me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshnca.

Derisa, anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, që vijnë nga radhët e VV-së, po i akuzojnë deputet e LDK-së, Kujtim Shalën dhe Arben Gashin se ia kanë zënë pritën deputetit Gazmend Gjyshinca.

Deputeti Shala ka thënë se nuk ka pasur asnjë përplasje, pasi kryetarja e Komisionit e ka ndërprerë mbledhjen, që po transmetohej direkt.

“E dha Arbeni dhe Kryetarja e Komisionit. I gjithë takimi është transmetuar direkt. Është ndërprerë nga Kryetarja. Asnjë përplasje nuk kishte pastaj”, ka thënë Shala.

Deputeti Gjyshinca, që është për herë të parë pjesë e Kuvendit, thotë se pasi përfundoi mbledhja e komisionit, ai u zu në pritë nga dy deputetët e LDK’së dhe është sulmuar fizikisht nga ta.

Ai ka thënë se rastin e ka paraqitur në Policinë e Kosovës tani po merren me këtë rast. /Insajderi.com/