Kundëkorrupsioni paralajmëron fshehjen me ligj të parave të gatshme të zyrtarëve publikë

Kundëkorrupsioni paralajmëron fshehjen me ligj të parave të gatshme të zyrtarëve publikë

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, sot ka paralajmëruar se me ndryshimin e Ligjit për Deklarimin e Pasurisë, pasuria e zyrtarëve publik nuk do ta jetë tërësisht publike.

Ai më tej ka deklaruar se AKK do t’u bëhet e mundur t’i mbajnë të fshehta për publikun paratë e gatshme dhe ato të deponuara.

Sipas Havollit publikimi në web faqe i pasurisë po u shkakton telashe të gjithëve dhe kanë edhe probleme familjare.

“Me ligjin e ri jemi duke e bërë draftin që paratë e gatshme ose të deponuara mos të jenë të qasshme për publikun por për agjencinë”.

“Ka probleme, selame e ngapak edhe kërcënime”, tha Havolli.

Këtë paralajmërim shefi i AKK-së Shaip Havolli, e bëri gjatë prezantimit të raportit vjetor financiar për vitin 2017 para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa.