Kundërshtaret e frikshëm që e presin Haye në rast rikthimi

Kundërshtaret e frikshëm që e presin Haye në rast rikthimi

David Haye ka thënë se do të kthehet në ring në muajin dhjetor.

Ai kishte lënduar këmbën ndeshjen e zhvilluar në mars me Tony Bellew, ndërsa ishte operuar në tendinin e Akilit.

Haye duket se tashmë pas operimit ka filluar ta marr vetën.

“Pas tetë javësh, kam larguar protezën e këmbës dhe po ndjehem mirë, ku u operova në tendinin e Akilit. Çdo ditë po kam përmirësime dhe rehabilitimi po shkon në mënyrën më të mirë”.

“Kam një skuadër të fortë mjekësor dhe po ecën mirë pas luftës me Bellew. Dua të kthehem në dhjetor. Kam besim që do të përmirësohem. Jam në formë shumë të mirë”,ka thënë ai,

Por për tu rikthyer ai, përballë mund të ketë katër prej boksierëve më të frikshëm të momentit si Anthony Joshua, Ëladimir Klitschko, Tyson Fury ose Tony Bellew.

Rikthimi i tij, por edhe i Tyson Furyt po pritet me shumë kureshtje nga tifozët e boksit./Insajderi.com