
Lëvizja Vetëvendosje, partia politike e vetme në vend që kundërshton simbolet e vendit, flamurin e Kosovës dhe himnin e saj, ajo sot vendosi të protestojë që kufijtë e Kosovës mos të pësojnë ndonjë ndryshim. E dikur Lëvizja Vetëvendosje kundërshtonte edhe pakon e Mahti Ahtisarit i cili projektoj pavarësinë e Kosovës.
E në protestën e mbajtur sot Lëvizja Vetëvendosje ka protestuar pa flamur të shtetit të Kosovës dhe pa u dëgjuar himni i saj.
Mirëpo në protestë u panë shumë flamuj të shteteve të ndryshme të botës. E këtë prezencë të madhe të këtyre flamujve, Kurti e arsyetoi me numrin e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Përveç kësaj, Kurti u shpreh se në protestë kanë dalë që t’i mbrojnë kufijtë ekzistues dhe që nuk i kanë rënë pishman për pavarësinë e Kosovës.
“Janë të gjitha shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që e kanë njohur Republikën e Kosovës, i kemi të gjithë ata flamuj të shteteve që na njohin këta kufij, që na njohin integritetin territorial të vendit tonë, për dallim prej neve që nuk i kemi rënë pishman për pavarësinë e vendit tonë”, është shprehur Kurti.
Mirëpo sipas Kurti njeriu i cili bindshëm kishte përkrah pakon e Ahtisarit, shpallen e pavarësisë së Kosovës dhe i kishte pranuar simbolet dhe himnin i ka rënë pishman për pavarësinë e vendit.
“Presidenti duket se i ka rënë pishman, ama ne jemi këtu për t’i treguar se ai që ka ngelur pa mandat”, ka thënë Kurti sot në protestë.
Presidenti Thaçi i cili në vitin 2008 sa ishte kryeministër i vendit kishte shpallur Kosovën shtet të pavarur me këta kufij ekzistues, sot ka dal me një ide ku thotë se do të ketë korrigjim të kufijve.
Këtë ide të presidentit Thaçi janë duke e kundërshtuar partitë opozitare me ç’rast sot është mbajtur edhe protestë e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
E në kryeqytet sa zhvillohej protestë, presidenti kishte zgjedhur që të bëjë një vizitë në liqenin e Ujmanit.
Pas një lundrimit me barkë, Thaçi kishte mbajtur një konferencë për gazetarë, para të cilëve ka thënë se kishte emocione, teksa e vizitoi një ‘vend të bukur dhe të pakrahasueshëm’.
“Sot pas kësaj vizite të bëjë një gjiro lundrimi në këtë vend të bukur, të pakrahasueshëm, prandaj ishin emocione të veçanta t’i kalojë disa orë në Liqenin”, ka thënë Thaçi.
Ai tha se pati bashkëbisedim të mirë me serbët e asaj ane.
“Dëshiroj t’i falënderoj serbët që me qerasën për kafe. Ishte kënaqësi të bashkëbisedojë me ta”, tha Thaçi nga Ujmani. /Insajderi.com