Kupa e Italisë: Milan eliminon Torinon pas penalltive

Kupa e Italisë: Milan eliminon Torinon pas penalltive

Milani ka mposhtur Torinon, pas penalltive në fazën e 1-8-ve në Kupën e Italisë, pasi ndeshja pas 120 minutave u mbyll me rrjeta të paprekura, njofton Insajderi.

Milani ishte dominues gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar disa raste, por nuk ia dolën të shënojnë të paktën një gol. Kjo për shkak edhe të fatit, pasi Calabria dhe Dalot panë që në pjesën e dytë, gjuajtjet e tyre të ndaleshin nga shtylla.

Pas 120 minutave lojë dhe pa gola, skuadrat iu drejtuan penalltive, aty ku Milani ishte më i saktë, duke shënuar pesë herë, me Tatarusanun që priti gjuajtjen e Rincon dhe ‘kuqezinjtë’ u kualifikuan në raundin tjetër, ku do të përballen me fituesin e çiftit Fiorentina-Inter. /Insajderi.com