Kur Burdushi i premtonte këngëtares shqiptare që “do të bëhesh milionere”

Kur Burdushi i premtonte këngëtares shqiptare që “do të bëhesh milionere”

Teksa Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë për mashtrim kundër të ashtuquajturit mjek popullor, Hysri Peqanit – Burdushit, në të kaluarën ai është njohur për deklarime të pabaza që nuk përkojnë me identifikimin e tij si “mjek popullor”.

Jo më larg se dy vite më parë, Peqani i kishte thënë modeles që pretendon se është edhe këngëtare, Fjolla Morinës, se do të bëhej milionere.

Përmes një postimi në Facebook, Morina e kishte pranuar me krenari që ka vizituar Burdushin – i cili tash po akuzohet për mashtrim ndaj klientëve të tij.

Ajo në mbishkrim e fotografisë që kishte publikuar me Hysri Peqanin në rrjetin social Facebook kishte shkruar: “Mirë se vjen 2016, unë jam milionere – kështu po thotë Burdushi”.

Hysri Peqani ndodhet në paraburgim prej rreth një jave, pasi Prokuroria e Shtetit dyshon se ai ka mashtruar qytetarët e Kosovës përmes aktiviteteve të paligjshme. /Insajderi.com

Lexoni edhe:

Deputeti i Kuvendit të Kosovës rrëfen nëse ka kërkuar shpëtim tek Burdushi