Kur do të kryhen lëndët gjyqësore nga të cilat varen vizat?

Kur do të kryhen lëndët gjyqësore nga të cilat varen vizat?

BIRN ka publikuar një raport me të dhëna për gjendjen e lëndëve të cilat janë të shënjestruara e që ndërlidhen me liberalizimin e vizave.

Në raport thuhet se janë 39 raste të tilla, por të dhënat në mes të Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor, në lidhje me statusin e këtyre lëndëve, nuk përputhen.

Kështu deri sa në KPK, të dhënat janë se në tetë raste ka vendim të formës së prerë, në Këshillin Gjyqësor thuhet se janë gjashtë lëndë të tilla.

Po ashtu në KPK thonë se janë 18 lëndë në shqyrtim gjyqësor derisa në KGJK kanë thënë se janë 19 lëndë.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe krerët e sistemit te drejtësisë.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka deklaruar se janë duke u angazhuar në maksimum në mënyrë që këto lëndë të përfundojnë.

Ai tha se në disa raste kur ka vendime, dënimet janë shumë të ulëta, e fare pak ka edhe raste me konfiskim përfundimtar.

Po ashtu, Lumezi foli edhe rreth kritikave që ua bëjnë gjyqtarët për aktakuza të dobëta, njofton Klan Kosova.

Kryeprokurori i Shtetit u bëri thirrje të gjithë prokurorëve që të angazhohen shumë më shumë në këtë aspekt derisa shtoi se për secilin rast do të ketë llogaridhënie.

Në ndërkohë kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, i cili duke folur për punën e EULEX-it, tha se ata “gjë më të mirë se ne nuk kanë qenë dhe këtë e ka dëshmuar edhe praktika”.

Peci tha se ata janë të angazhuar me lëndët lundër korrupsionit që nga viti 2014 dhe i kanë top prioritet.

Por, tha se gjyqësori nuk mund të japë premtime se krejt këto lëndë të kryhen deri në qershor, sepse një gjë e tillë është e pamundshme, njofton Klan Kosova.