Kur do të nis procesi i gjykimit për ish-krerët e UÇK-së

Kur do të nis procesi i gjykimit për ish-krerët e UÇK-së

Shtatori i vitit të ardhshëm duhet të jetë afati më i vonshëm për nisjen e gjykimit ndaj ish-themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në kumtesën e kryeprokurorit, Jack Smith është publikuar afati kohor për fillimin e procesit gjykues.

”Mbrojtja duhet të ketë mundësi për t’u përgatitur për gjykim por duke pasur parasysh atë që ka ofruar mbrojtja, dhe kjo duhet të marrë muaj, jo vite. Për këtë arsye, kryeprokurori njofton që gjykimi të fillojë këtë verë, dhe jo më vonë se muaji shator 2021”, thuhet në njoftim.

Është përmendur edhe viti 2022 që të fillojë shqyrtimi i akuzave për të cilat ngarkohen Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. /Insajderi.com