Kur Gani Thaçi ishte arrestuar me armë dhe afro 250 mijë dollarë

Kur Gani Thaçi ishte arrestuar me armë dhe afro 250 mijë dollarë

Vëllaut të presidentit të Kosovës, Ganiut që sot sulmoi udhëheqësit e Byrosë Kosovare  të Sigurimeve, punë me policinë i kishte dalur edhe në vitin 2000.

Gani Thaçi menjëherë pas luftës ishte arrestuar nga Policia e UNMIK-ut aso kohe. Atij i ishte gjetur një armë dhe afro 250 mijë dollarë, shkruan Gazeta Insajderi.

Në lidhje me këtë arresim atë botë pati raportuar edhe Associated Press.

Gazeta e njohur shkruante se vëllau i liderit të Kosovës, ishte arrestuar dhe më pas ishte liruar nga paraburgimi.

“Gani Thaçi, vëllai i liderit politik të UÇK-së u lirua të mërkurën pasi policia e ndaloi atë për shkak të një arme që e kishte në apartament”, thuhej në një njoftim të Kombeve të Bashkuara në vitin 2000.

Burimet nga media raportonin se vëllaut të presidentit i ishin gjetur edhe saktësisht 250 mijë dollarë, të cilat më pas u konfiskuan.

“Ai u arrestua të martën. Deklarata e OKB-së nuk përmend ndonjë akuzë, por burimet thanë se atij i ishin konfiskuar 791 mijë dollarë në banesë”, shkruante AP.

Gani Thaçi aso kohe i kishte thënë policisë se paratë i kishin ardhur nga një kompani kanadeze e ndërtimit, kjo për të lehtësuar marrëveshjet me bizneset.

Insajderi sot gjatë gjithë ditës ka raportuar për sulmin e Gani Thaçit ndaj dy drejtuesve të BKS-së, Blerim Pushkolli dhe Gianni Sokoliq.  /Insajderi.com