Kur Haradinaj e quante PDK-në e keqja e vendit

Kur Haradinaj e quante PDK-në e keqja e vendit

Partia e Ramush Haradinajt që disa sekonda para se të përfundojë afati për krijimin e koalicioneve para zgjedhore lidhi marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës, kishte qenë jashtëzakonisht kundër kësaj partie.

Ai  e kishte quajtur Partinë Demokratike të Kosovës si parti që e ka të keqe të vetën.

Haradinaj kishte përkujtuar  kohë më parë se partia e tij nuk ka qenë kurrë e vetme në koalicion me PDK-në.

“Nuk do të ndodhë as pas zgjedhjeve. PDK-ja i ka bërë dëme vendit. Epilogu më i mirë për këtë parti është të qëndrojë në opozitë. E ardhmja duhet të jetë e atyre që synojnë ndryshime thelbësore”, kishte thënë Haradinaj.

Ai e ka mohuar një koalicion paszgjedhor edhe me partinë e Behgjet Pacollit, AKR-në e cila arriti koalicion me LDK-në.