Kur Haradinaj rrezikonte të ekstradohej si “gylenist i Serbisë”

Kosova arrestoi gjashtë shtetas turq të cilët Turqia i akuzon se janë pjesë e Lëvizjes së klerkikut Fetullah Gulen, kundërshtari kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan sipas të cilit ata janë "terroristë". Në pozitën e njejtë me gjashtë të arrestuarit ishte edhe vet kryeminsitri Ramush Haradinaj. Ai i ka shpëtuar dy herë ekstradimit në Serbi, ku shteti serb e cilëson "terrorist" për shkak se ai ishte pjesë e një lëvizje politko-ushtarake si UÇK-ja që luftonte kundër regjimit në Serbi.

Kur Haradinaj rrezikonte të ekstradohej si “gylenist i Serbisë”

Të enjten, Agjencia Kosovare e Intelegjencës (AKI) së bashku me ministrinë e Punë të Brendshme, kanë marrë një aksion ku kanë arrestuar gjashtë shtetas turq, të cilët dyshohen për lidhje me Fetullah Gylen, kundërshtar i presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan.

Të gjashtë shtetasit turq, Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina  se pjesëtarët e dyshuar të organizatës  FETO pritet t’u dorëzohen autoriteteve gjyqësore në Turqi.

Familjarët frikësohen se deportimi i tyre është shumë i rrëzishëm, për arsye të gjykimit politik që do të jep pushteti i Erdoganit.

Leutrim Syla, avokat i tyre ka thënë për Insajderi, se rastet kur pushteti i tanishëm në Turqi, ka dënuar njerëz pa fakte, vepse kanë menduar ndryshe nga Erdogan, është shumë i madh.

“Ka pasur raste kur personat kanë qenë të arrestuar vetëm për shkak të bindjeve politike të ndryshme, personave të tillë nuk iu është dhënë as ndihma mjekësore dhe kanë vdekë vetëm për shkak të mos dhënjës së ndihmës mjekësore. Ata njerëz janë varros si tradhtar të shtetit ku më pas është nxjerrë vendimi se ata janë të pafajshëm. Kjo është frika nëse janë deportuar dhe nëse deportohen në të ardhmen drejtat e tyre kanë mu shkel dhe Kosova është duke i kontribuar kësaj cështje dhe shkeljes së të drejtave të njeriut”, ka thënë Syla.

Insajderi ka raportuar sesi të arrestuarit, pesë prej tyre janë drejtues dhe pjesë e institucioneve të edukimit “Gulestan” që drejtohet nga Fetullah Gulen, dhe një mjek që kishte hartuar një raport që e liroi nga burgu pas presionit ndërkombëtar një mjek tjetër, që Erdogani e cilësonte si “bashkëpunëtori kryesor i Gulenit në Turqi”. Ai rrezikon të dënohet me burg të përjetshëm.

Mjeku i arrestuar në Kosovë rrezikon dënim të përjetshëm në Turqi

Kjo pasi që Kosova është përballur me raste të shumta, kur është kërkuar që të ekstradohen qytetarët e saj, për tu ndjekur penalisht në Serbi.

Madje, një kërkesë e tillë për kosovarët është bërë edhe për dy personalitete të larta të politikës vendore – Ramush Haradinaj dhe Agim Çeku. Njërin kryeministër e tjetri ish-kryeministër.

Të dy këta të arrestuar dhe për të cilët është pritur një vendim për ekstradimin në Serbi. Madje, Haradinaj është arrestuar dy herë.

Haradinaj fillimisht ishte arrestuar në vitin 2015 në Slloveni. Pastaj në vitin 2017 kishte qëndruar për katër muaj në Francë, pasi ky shtet e ndaloi Haradinajn për shkak të flet arresteve të lëshuara nga Serbia.

Haradinaj akuzon Francën se po e mbështetë lojën e Serbisë

 

Arsyetimin e avokatëve të Haradinajt për mos ekstradimin e tij, të thënë në Gjykatën e Colmarit të Francë, ishin që ekstradimi i Haradinajt në Serbi, do të thoshte gjykim të padrejtë dhe politik ndaj tij.

Avokatja e Ramush Haradinaj, Rachel Lindon kishte thënë se Gjykata e Colmar nuk vendosi që ta ekstradojë liderin e AAK-së në Serbi për shkak se atje nuk do të kishte një gjykim të drejt.

“Nuk do të kishte një gjykim të balancuar dhe të drejt për Haradinajn në Serbi”, pati thënë Lindon për Associated Press.

Gjykata franceze liron Ramush Haradinajn

Shteti mbajti “sekret” arrestimin e Ramush Haradinajt

Madje kur Haradinaj u arrestua në Slloveni, kishte shtyrë shumë përkrahës të tij që kundërshimin e këtij arrestimi ta bëjnë në mënyra të ndryshme.

Kur arrestimi i Haradinajt në Slloveni u shndërrua në hakmarrje biznesi

Situatë të njëjtë e kishte pasur edhe ish-kryeministri Agim Çeku.

Ai në kohën sa ishte komandant i TMK-së, ishte arrestuar nga ana e Policisë Hungareze, të cilët e kanë mbajtur Cekun për disa orë në stacionin policor.

Ai ishte ndaluar me të njëjtën akuzë, për atë të krimeve të luftës, flet arrest që edhe për të ishte lëshuar nga shteti serb.

Çeku porsi Haradinaj ishte liruar me arsyetimin se kërkimi i tyre nga Serbia është politik, dhe nuk do të ketë drejtësi në gjykimin e tyre.

Edhe ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-polici i Kosovës, Bujar Bobani ishte tmerruar për gjashtë muaj nga autoritetet gjermane. Ai ishte arrestuar në vitin 2010 në Gjermani me fletëarrestin e lëshuar nga Serbia. Që nga ai vit, ai nuk ka vizituar asnjëherë më Kosovën për shkak të frikës se keqtrajtimi do t’i përsëritej përsëri.

Po ashtu në të njëjtën situatë kishin qenë edhe shumë personalitete tjera, sidomos që kanë qenë pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.