fbpx

Kur “Musteqja” ishte në dorë të politikës dhe Youtube-it

Mujë Rugova sapo ishte kthyer nga Spanja ku ndër të tjera kishte shikuar ndeshjen e futbollit mes Barcelonës dhe Osasunës, ndërsa në Prishtinë i kishin krisur dy probleme. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci kishte filluar të bëhej nervoz për një punësim që Muja ende nuk e kishte kryer sipas kërkesës së tij, ndërsa një djalë nga Peja ia kishte publikuar një video në Youtube.

Kur “Musteqja” ishte në dorë të politikës dhe Youtube-it

I pafuqishëm t’u bëjë ballë këtyre problemeve, Muja si rektor i kapur nga politika kërcënohej se do të braktisej nëse nuk e punëson një Bukurie Krasniqin, por në të njëjtën kohë nuk merr ndihmë për ta larguar videon në të cilën ai shihej bashkë me një prorektor tjetër teksa shijonin ndeshjen mes Barcelonës dhe Osasunës.

Krejt kjo qet në pah ndikimin e madh që Adem Grabovci ka pasur në Universitetin e Prishtinës, përmes rektorit Mujë Rugova.

E gjitha merret vesh përmes bisedës së publikuar në Dosjen e Shefave XVIII që ai bënë me një person që duket të jetë urë lidhëse me rektorin e Universitetit të Prishtinës, për të dhënë urdhra se kush duhej të punësohej e kush jo.

Kishte porosi për rektorin, se duhej ta punësonte me çdo kusht Bukurie Krasniqin.

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/LUK9jvcH7yc” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]

“Kqyr, kqyr, mos e kanë marr dikon tjetër bal aty e me i qu n’rrot t’sames na tanë….”, thotë Grabovci në bisedën e botuar të mërkurën.

Fati, personi i identifikuar si urë lidhëse mes Adem Grabovcit atëherë shef i grupit parlamentar të PDK-së dhe Mujë Rugovës atëherë rektor i Universitetit të Prishtinës,  i jep garanci se nuk ka shans askush tjetër të hy në vend të Krasniqit.

Fati ka një tjetër hall.

Rektori i atëhershëm Mujë Rugova  dhe prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Naser Mrasori që më vonë ishte bërë rektor in Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, kishin përfunduar në Youtube, nga një djalë që Fati i referohet si i Pejës, ku shiheshin duke e shikuar ndeshjen mes ekipeve spanjolle Barcelona dhe Osasuna.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/GOInsajderi/videos/2062635860628900/” width=”680″ height=”480″ onlyvideo=”1″]

“Po ja kanë qitë, tu e kqyr, kur u konë (nuk kuptohet) me Naserin n’Spanjë e ja kanë qitë n’YouTube, n’internet, tu e kqyr ndeshjen e Barcelonës a s’di kon”, thotë Fati, teksa Grabovci, duket komplet i pa interesuar për këtë nervozë të rektorit Muja.

“Aaa…, e bajt me shnetë, nëse ka bo ashtu, let shkon n’rrotsames”, thotë Grabovci, teksa të njëjtin konfirmim e merr edhe nga Fita.

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/jtOmQO7_Bas” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]

Grabovcit i interesonte vetëm që Muja ta zbatojë kërkesën e tij për punësim të Bukurie Krasniqit, për të cilën nuk ka informacione të shumta.

Madje i dërgon selam se nëse nuk zbatohet urdhri i tij, punët do të bëhen keq.

“Edhe thuj, thuj prishem bashkë, nëse…”, thotë Grabovci duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë nëse nuk punësohet Krasniqi.

Fati jep sigurinë e fundit me pohimin: “U kry Bos…”. /Insajderi.com

(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]