Kur Pacolli akuzonte Mustafën se e orkestroi shkarkimin e tij

Kur Pacolli akuzonte Mustafën se e orkestroi shkarkimin e tij

Behgjet Pacolli nënshkroi sot marrëveshjen për koalicion me partinë e Isa Mustafës duke e cilësuar si koalicion të shpresës, por hiq më pak se 1 vit më parë, ai e akuzonte Mustafën si një orekstrues të shuarjes së shpresës që ai të mbeste president i vendit.

Këtë akuzë ai e kishte bërë në 5 vjetorin e zgjedhjes së tij president, post ky që e ushtroi vetëm disa ditë, pasi dha dorëheqje si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kishte nxjerrë një vendim se zgjedhja e tij ishte anti-kushtetuese.

“Sot, pesë vjet më vonë, ne presim një president të ri qe mbështetët fuqishëm nga LDK që e njejta parti, e ,( siç thonin, për shkak të “parimeve”) e bëri të mundur qē unë të tërhiqem”, shkruante Pacolli.

Për këtë akuzonte direkt Isa Mustafën.

“Isa Mustafa më thoshte se po e bëjnë deputetët e mi e jo unë, por më vonë e kam kuptuar se Isa Mustafa ishte ai që kishte organizuar çdo gjë në këtë çështje, ashtu si ja kishte bërë të tjerëve”, kishte shkruar Pacolli.