Kur PDK-ja thoshte se me “AKR-në vetëm deri në Rusi mundemi me mbërri”

Kur PDK-ja thoshte se me “AKR-në vetëm deri në Rusi mundemi me mbërri”

Televizioni publik raportoi në lajmet e mbrëmjes duke u thirrur në burime brenda koalicionit PAN se është arritur marrëveshje mes PAN dhe AKR-së e cila është në një koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe Alternativën.

E një deputete e PAN-it, Blerta Deliu-Kodra i tha televizionit Klan Kosova se nesër do të bëhet publike arritja e një dakordi mes PAN dhe AKR-së, përkundër pohimit të liderit të AKR-së se nuk ka ndonjë marrëveshje.

Sidoqoftë AKR-ja ka vendosur që të mos rri duarkryq krahas bllokimit të procesit të themelimit të institucioneve për shkak se PAN nuk i ka votat për të krijuar Qeverinë e as për të marrë kreun e Kuvendit, pikërisht për shkak se koalicion LAA pjesë e së cilës është edhe AKR-ja dhe Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat nuk e votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit e Ramush Haradinajn për kryeministër.

E në rast se AKR-ja i bashkëngjitet koalicionit PAN, një video e debatit parazgjedhor të vitit 2014, tregon se partia kryesore e këtij koalicioni PDK, nuk është se ka mendim pozitiv për të.

Enver Hoxhaj, nënkryetar i PDK-së, kishte thënë në këtë debat të “Jeta në Kosovë” se me AKR-në Kosovë shkon drejt Rusisë.

Me AKR-në vetëm deri në Rusi mundemi me mbërri”, kishte thënë Hoxhaj, teksa i reagonte anëtarit të AKR-së, Ibrahim Makollit, që akuzonte PDK-në se nuk kanë bërë asgjë në politikën e jashtme./Insajderi.com