Infektologu Krasniqi jep detaje për gjendjen shëndetësore të këngëtarit Muhamet Sejdiu

Infektologu Krasniqi jep detaje për gjendjen shëndetësore të këngëtarit Muhamet Sejdiu

Infektologu, Valbon Krasniqi ka folur për të infektuarit me koronavirus në Kosovë, shkruan Insajderi.

Në mesin e të infektuarve është edhe këngëtari, Muhamet Sejdiu.

Infektologu ka bërë me dije që gjendja e Sejdiut është stabile, teksa ka shtuar se nesër do t’i bëhet testi i dytë për të parë nëse e ka kaluar virusin.

“Ka dy javë që është duke qëndru në Infektiv nesër pritet ti bëhet testi i dytë. Muhameti është një pacient shumë pozitiv shumë i saktë”, ka thënë infektologu në 1KL të Ktv-së, përcjell Insajderi.

Mes tjerash, Krasniqi është shprehur se në Klinikë kanë shumë “Muhameta” të tjerë, për të cilët mjekët tanë po punojnë me shumë bindje dhe besim se do t’a tejkalojmë këtë situatë.

Deri më tani numri i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 91, teksa një ka vdekur dhe tjetri është shëruar./Insajderi.com

Gjilani në traumë, këngëtari me koronavirus këndoi në prani të 50 njerëzve, pjesëmarrës Lufti Haziri