“Kur vike djali me sy të ajtë prej droge” – Rrëfimi i nënës së 11-vjeçarit që u dhunua dhe u vra në Fushë Kosovë

“Kur vike djali me sy të ajtë prej droge” – Rrëfimi i nënës së 11-vjeçarit që u dhunua dhe u vra në Fushë Kosovë

Pas vrasjes së 11-vjeçarit në Fushë Kosovë, nga Sefedin Osmani, 20-vjeçar i cili u arrestua dje, sot nëna e tij Makfire Ilazi, në emisionin Frontal, ka folur rreth ngjarjes që ka ndodhur dhe kur ka nisë krejt kjo torturë për familjen e tyre, shkruan Insajderi.

Ajo ka treguar se si i akuzuari Sefedin Osmani, e ka mësuar djalin e saj të marrë substanca narkotike.

“E mësonte djalin me marr drogë, kur vinte sytë e ajtë, s’dike cka folke. I kam than, mos e mso djalin kështu se s’kam nevojë për drogë, kam nevojë për bukë”, ka deklaruar ajo.

Ajo po ashtu ka thënë se nuk do ta falë gjakun e djalit të saj asnjëherë.

“Kurrë e 700 vjet me ja falë gjakun e djalit tim. Edhe fqinjëve kam me ua lanë amanet me e nxjerrë gjakun” ka thënë ajo.

Nëna e 11-vjeçarit mes të tjerash ka treguar se në vazhdimësi Sefedin Osmani kishte ngacmuar djalin e saj 11-vjeçar.

Ajo ka thënë se djali i saj kishte dalur për të kërkuar bukën e gojës në çfarëdo mënyre. Ka thënë se kishte pritur që djali i saj të kthehet në shtëpi, por ai nuk ishte kthyer.

Thotë se djali i saj, 11-vjeçar kishte kërkuar ndihmë disa herë për shkak të dhunës që Osmani kishte ushtruar ndaj tij./ Insajderi.com