“Kurrë nuk e kam parë kaq të zhgënjyer Vuçiqin”

“Kurrë nuk e kam parë kaq të zhgënjyer Vuçiqin”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka treguar për detajet e takimit që kishte dje me presidentin Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se shumicën e kohës kanë biseduar për Kosovën.

Ajo theksoi se kurrë nuk e kishte parë Vuçiqin kaq të zhgënjyer me reagimet e partnerëve të huaj për ngjarjet më të fundit në veri të Kosovës ku u arrestua i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Për më tepër, sot një javë, Policia e Kosovës kishte arrestuar Gjuriqin për shkak se kishte hyrë pa leje në Kosovë.

Gjuriq ishte sjellë në stacionin e Policisë në Prishtinë me duar të lidhura, për t’u liruar më pas në njërën nga pikat kufitare me Serbinë.