Kurteshi demanton raportimet se e ka sulmuar një zyrtar të KQZ-së

Kurteshi demanton raportimet se e ka sulmuar një zyrtar të KQZ-së

U raportua se përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror Zgjedhor, Sami Kurteshi, ka sulmuar sot fizikisht një zyrtar të këtij institucioni.

Në një prononcim për Shqip.com, Kurteshi ka thënë se këto lajme nuk janë të vërteta dhe se nuk është në dijeni për asgjë.

“Jo, nuk është e vërtetë. Unë nuk po di asgjë në lidhje me këtë”, ka thënë Kurteshi.

Raportimet kishin të bënin me atë se “Kurteshi ka sulmuar një zyrtar pasi që ai nuk e kishte të vendosur maskën”. /Insajderi.com