Kurteshi mbronë gabimisht kandidatin e PDK-së për kryetar komune

Kurteshi mbronë gabimisht kandidatin e PDK-së për kryetar komune

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje i ka bërë një shërbim oponentit kryesor politik, Partisë Demokratike të Kosovës.

Ismajl Kurteshi në emisionin “Click” të RTV 21 teksa ka dashur të kundërshtojë drejtorin ekzekutiv të Insajderit, Parim Ollurin, i cili kritikoi kandidatin e PDK-së për kryetar të komunës në Han të Elezit, Florim Shkreta që ka qenë i dënuar për mashtrim me vota, ka dalë se nuk ka dëgjuar asgjë nga ajo çfarë ka folur Olluri.

Olluri kritikoi PDK-në se ka kandiduar Shkretën për kryetar komune ndërkohë që ai ka qenë i dënuar me gjashtë muaj burg për mashtrim me vota.

E Kurteshi e ka huqur komplet. Ai e ka gabuar edhe komunën edhe kandidatin edhe partinë.

“Parimi shpeshherë del nga parimet e gazetarisë, sepse Vetëvendosje nuk ka kandiduar askënd për kryetar të komunës së Kamenicës”, ka thënë Kurteshi, i cili mbeti i hutuar kur autori i emisionit Leart Hoxha ia kujtoi se Olluri ka folur për kandidatin e PDK-së në Han të Elezit.  /Insajderi.com