Kurti: 28 nëntori amanet i papërmbushur

Kurti: 28 nëntori amanet i papërmbushur

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar festen e 28 nëntorit, duke përkujtuar tri vendet shqiptare që i japin më së shumti kuptim kësaj date: Krujën, Vlorën dhe Prekazin.

Duke theksuar rëndësinë e shumëfishtë të kësaj date, Kurti, ka thënë se “përderisa ditët tjera janë thjesht data në kalendar, 28 nëntori na e shënon hapësirën, të asaj që e kemi humbur dhe asaj që nuk guxojmë ta humbim”.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka thënë se “kjo datë, si amanet akoma nuk është përmbushur”.

“Nëse kthejmë sytë pas, çdo datë, çdo legjendë, çdo histori, çdo përkujtimore, çdo lapidar, çdo varr i paraardhësve tanë, çdo amanet e shpresë për bashkësinë, që ende nuk e ka gjetur përmbushjen, ngërthehet te 28 Nëntori. Çdo datë tjetër shënon një kohë në kalendar, 28 Nëntori na e shënon hapësirën. Atë të humburën, dhe atë të ruajturën që assesi nuk bën ta humbim”.

Ai tutje 28 në nëntorin e ka cilësuar si kryedata e shqiptare, por e cila këtë vit nuk po festohet si viteve tjera për shkak të pandemisë.

Kurtiu së bashku me urimin për festën e 28 nëntorit, ka uruar që ish udhëheqësit e UÇK-së të dalin faqebardhë nga Gjykata Speciale.

Në fund Kurti, ka porositur se duke përkujtuar të kaluarën, kjo datë të na shërbeje që të ndërtojmë një të ardhmen më të mirë./Insajderi.com