Kurti, Abbott dhe Sveçla flasin për sundimin e rendit dhe ligjit

Kurti, Abbott dhe Sveçla flasin për sundimin e rendit dhe ligjit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, njofton Insajderi.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, derisa u njoftua se Abbott ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e qeverisë britanike për të ndihmuar Kosovën, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

“Ambasadori Abbott uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e qeverisë britanike për të ndihmuar Kosovën sidomos në fushën e sundimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë”, thuhet në njoftimin ku u bë e ditur takimi.

“Abbott tha se në planin afatgjatë Mbretëria e Bashkuar, në kuadër të rolit në QUINT, do të vazhdojë të përkrahë Kosovën për t’u bërë shtet funksional e stabil dhe me raporte të normalizuara me Serbinë”.

“Kryeministri Kurti dhe ambasadori Abbott biseduan edhe për gjendjen me pandeminë, arritjen e vaksinave dhe domosdoshmërinë e respektimit të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit”. /Insajderi.com