Kurti bisedon me Lajçakun

Kurti bisedon me Lajçakun

Kryeministri i Kosovës, Abin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Kështu ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi në rrjetit social Twitter.

“Sot pranova një thirrje telefonike nga Miroslav Lajçak, i cili më uroi për postin e kryeministrit, duke i dëshiruar suksese qeverisë së re. Gati për të bashkëpunuar në të ardhmen”, ka shkruar Kurti.

Lajçak ka ditëve të fundit ka thënë se pas formimit të qeverisë së re në Kosovë, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të rifillojë./Insajderi.com