Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ende nuk e ka parë ende vendimin e Gjykatës Supreme, i cili nuk ia lejon kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.
Nga qyteti i Prizrenit, Kurti tha se posa vendimi të arrijë në zyret e partisë do ta analizojnë dhe do të shohin se në cilin institucion tutje mund të ankohen.
Tutje, i pari i VV-së u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në zgjedhje, ndërsa shtoi se partia e tij “do të jetë shumicë parlamentare, ashtu siç e ka shumicën qytetare”.
“Qytetari është mbreti i republikës. Ne kemi vullnetin, dijen, programin dhe dijen për të bërë punë të mira. Dilni në zgjedhje, bash secili sepse fitorja jonë quhet 61 deputetë”, u shpreh Kurti./Insajderi.com