Kurti: Deri në maj do të kemi edhe mbi 142 mijë vaksina të reja

Kurti: Deri në maj do të kemi edhe mbi 142 mijë vaksina të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se deri në fund të muajit Kosova do të ketë edhe 142.530 mijë vaksina të reja.

Këtë zotim, Kurti e dha në Kuvendin e Kosovës, teksa po prezantonte programin qeverisës 2021/2025.

Kreu i Ekzekutivit, deklaroi se për 55 ditë janë bërë shumë punë.

“Kur ne erdhëm në detyrë, nuk gjetëm as vaksinë dhe asnjë kontratë për sigurimin e tyre. Kemi siguruar 74 mijë e 100 vaksina dhe do të kemi edhe mbi 144 mijë të reja deri në fund të këtij muaj, me këto dhe pritje të reja që kemi për muajin qershor jemi në rrugë të mirë për vaksinim”, tha Kurti.

Ai theksoi se infeksionet me COIVD-19 kanë rënë 87.4 për qind, duke shtuar se kjo tregon “Qeverinë funksionale”. /Insajderi.com