Kurti dhe Bulliqi me konferencë për medie sot për zgjedhjet në Podujevë

Kurti dhe Bulliqi me konferencë për medie sot për zgjedhjet në Podujevë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me kandidatin e këtij subjekti politik për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të mbajnë sot një konferencë për medie, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga vetë partia, në njoftimin e të cilës tutje thuhet se konferenca do të mbahet në sheshin “Ali Ajeti” në Podujevë.

Nesër, 23 nëntor,  Lëvizja VETËVENDOSJE! mban dy konferenca për media:

“Kandidati i Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe kryetari i LV-së, Albin Kurti mbajnë konferencë për media. (Sheshi ‘’Ali Ajeti’’ pranë objektit të Komunës së Podujevës, ora 09:00)”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Partitë politike sot nisin edhe zyrtarisht fushatën pesëditore për të parin e kësaj komune.

Në garë janë tre kandidatë nga tri partitë më të mëdha në vend. Përveç Bulliqit, për kryetar të podujevës ka kandiduar Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike të Kosovës dhe Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës. /Insajderi.com