Kurti: Dialogu me Serbinë duhet të zhvillohet pa presidentë

Kurti: Dialogu me Serbinë duhet të zhvillohet pa presidentë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe procesin e dialogut mes dy vendeve, për të cilin është shprehur se duhet të zhvillohet “pa presidentë rrotull si në të kaluarën”, njofton Insajderi.

Sipas Kurtit, dialogu duhet të jetë një proces i cili bazohet në përmbajtjen e marrëveshjes, e jo në ngutinë për ta arritur atë.

“Dialogu nuk duhet të ndërtohet mbi harta dhe mbi harta nuk duhet të ketë presidentë rrotull si në të kaluarën. Parakusht për normalizimin e raporteve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë normalizimi i vetë vendeve nëpërmjet këtij procesi. Serbia nuk është një vend demokratik, ajo refuzon të ballafaqohet me të kaluarën, prandaj ky proces dialogues i ndërmjetësuar nga BE dhe ShBA, së pari do të duhej ta normalizonte Serbinë.

Synim përfundimtar i këtij procesi do të duhej të ishte përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe jo kompensimi i Serbisë për humbjet që i pësoi regjimi gjenocidal i Milosheviqit në vitet e ’90-ta”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndërsa, lidhur me zgjedhjet e 14 shkrutit, Kurti tha se do të jetë referendum që do të ju mundësojë qytetarëve që të zgjedhin mes konkuikturave të vjetrave dhe politikanëve të një epoke të re./Insajderi.com