Kurti: Do të siguroj një vit punësim për të rinjtë e moshës 16-18 vjet

Kurti: Do të siguroj një vit punësim për të rinjtë e moshës 16-18 vjet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkruar se do të sigurojë një vit punsim të garantuar për 16-18 vjeçarët, njofton Insajderi.

Ai ka shtuar se do të investojë për edukimin e të rinjëve që mos ta lëshojnë vendin siç kanë bërë brezi i kaluar për shkak përhapjes së madhe të korrupsionit dhe papunësisë.

“Rinia jonë është krenaria jonë. Fatkeqësisht, shumë nga ta e kanë lëshuar vendin për shkak të mungesës së perspektivës dhe përhapjes së madhe të korrupsionit.Ne do ta kthejmë mbrapsht këtë trend duke investuar në edukimin e tyre dhe në idetë inovative sepse rinia jonë e ka dëshmuar se nëse iu ipen mundësitë e njëjta ata mund t’i tejkalojnë moshatarët e tyre”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Ai ka shkruar se do të sigurojnë një mijë bursa në shkencat teknike dhe natyrore për vajzat që të rregullojnë pabarazinë gjinore.

“Dhe me skemat tona të mbështetjes së strehimit, ne do ta bëjmë më të lehtë për familjet e reja për të gjetur shtëpi të përballueshme për të filluar jetën e tyre të re, këtu në Kosovë”.

“Së bashku ne mund të fitojmë të ardhmen”, ka shtuar ai. /Insajderi.com