Kurti: Duhet ta ndalimin emigrimin e rinjve

Kurti: Duhet ta ndalimin emigrimin e rinjve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë emigrimi i të rinjve duhet të ndalet, njofton Insajderi.

Ai këtë e lidhi me përcaktimin e njerëzve nëpër pozita në bazë të kompetences.

Këto komente, Kurti i bëri gjatë një vizite në Gjakovë ku bashkë me kandidatët për deputetë Mimoza Kusari-Lila e Agon Batusha shkuan tek në “Teqen e Madhe Ballkanike”.

“Këtë emigrimin e llojit më të ri duhet me ndalë. Ka njerëz të mirë që janë bërë të këqij se kanë qenë në vend të gabuar. Lideri e qet dikë në një pozitë që s’është kompetente, mu me bo me më qu në sallë operacioni si kirurg, atëherë me të drejtë me shajnë. S’jom për atë punë”.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, tha po ashtu se prioritet i Qeverisë së tij do të jetë edhe “kthimi i parave që u shpërndanë përmes trustit pensional”. /Insajderi.com