Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka deklaruar se fitorja me 14 shkurt duhet të jetë si ajo e Llapit, me mbi 50% të votave.
Këto komente i bëri pikërisht gjatë një tubimi elektoral në Podujevë.
“Fitorja e 14 shkurtit duhet të jetë sikur në Llap pra pa balotazh me mbi 61 deputetë në mënyrë që t’i bëjmë reformat e shumëfishta me qeveri stabile e shumicë parlamentare”, tha Kurti.
Lëvizja Vetëvendosje me 29 nëntor ka arritur që t’i fitojë zgjedhjet lokale në Besianë, pa balotazh. /Insajderi.com