Kurti e quan Thaçin gjimnazist: Ftesa sot për sot caktohen kur ka luftëra

Kurti e quan Thaçin gjimnazist: Ftesa sot për sot caktohen kur ka luftëra

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ftesat e sotme të presidentit të vendit, Hashim Thaçi i ka cilësuar si ftesa të gjimnazistëve.

Në ndejën e fundvitit të cilën e kishin organizuar Vetëvendosja, Kurti në një prononcim për Klan Kosovën, ka thënë se ftesa për tu takuar sot për sot bëhen vetëm kur ka gjëra të jashtëzakonshme, si luftëra dhe fatkeqësi natyrore.

“Unë dua që të jem plotësisht i informuar drejtë që të jem në dijeni të kontekstit me qenë se përshkak të këtyre negociatave nuk kam mundur që të merrem me cështje të tjera, që janë jo më pak të rëndësishme, por shiqoni takime sot për sot caktojnë gjimnazistët. Ne duhet t’i marrim seriozisht funksionet tona shtetërore, me rastin më të mirë paradoksalisht, takime sot për sot, figura shtetërore, caktojnë kur ka ose luftëra ose fatkeqësi natyrore, mirëpo fal zotit ne nuk i kemi asnjërën prej tyre”, ka thënë Kurti.

Kurti është shprehur se do të duhej që dy tri ditë para takimit të marr ftesën duke shtuar se ky veprim i presidentit Thaçi është sjellje ekstreme.

“Pra as nuk kemi luftëra, as nuk kemi fatkeqësi natyrore dhe as nuk jemi gjimnazistë, do të duhej që së paku dy tri ditë, ftesa të dërgohet para takimeve. Sjellja e këtillë ekstreme prej vonesave të stërgjatura tek nxitimet absurde për takime sot për sot me dy ftesa të një pas njëshme, mendoj se janë njësoj gabim”, ka thënë Kurti.

Presidenti, Hashim Thaçi ka dërguar dy ftesa liderit të Lëvizjes Vetëvendosje për ta caktuar mandatarin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, mirëpo që të dyja këto ftesa Kurti i ka refuzuar me arsyen se ka qenë jashtë vendit. /Insajderi.com