Kurti e Vuçiq takohen sot në Bruksel

Kurti e Vuçiq takohen sot në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen sot për herë të parë në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, njofton Insajderi.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se në takimin e 15 qershorit i pranishëm do të jetë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Fillimisht pritet që Borrelli të ketë takime të ndara me dy palët, ndërkaq më vonë të nisë takimi trepalësh, midis Kurtit, Vuçiqit e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Palët e të dyja vendeve nuk janë takuar në kuadër të dialogut qysh nga viti i kaluar, kur në Kosovë vendi udhëhiqej nga Qeveria Hoti.

Kurti thotë se në takimin e tij të parë si kryeministër, do të takohet me Serbinë për të diskutuar për “dialogun e ardhshëm”. /Insajderi.com