Kurti edhe sot në Bruksel, takon Stoltenbergun

Kurti edhe sot në Bruksel, takon Stoltenbergun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vazhdën e takimeve gjatë qëndrimit në Bruksel sot (e enjte) do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Njoftimi është bërë publik në faqen zytare të NATO-s.

“Të Enjten, 29 Prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të takohet me Albin Kurti nga Kosova në Selinë e NATO-s” thuhet në njoftim.

Kurti ka nisur të mërkurën takimet zyrtare në Bruksel, në udhëtimin e tij të parë prej kur mori mandatin në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit./Insajderi.com